E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balerina u vra rastësisht, autori shau një femër tjetër

Artur Kuliçi, pak minuta para se të ekzekutonte balerinën Sonila Tafa, ka shtyrë dhe fyer rëndë një femër në lokal, e cila padashje, teksa kalonte pranë tij e ka prekur në bërryl. Në dosjen e prokurorisë thuhet se është pikërisht ky motivi i sherrit të nisur mes Kuliçit dhe disa djemve të tjerë, që degjeneroi në zënkë e mandej përdorimin e armës. 

Nga hetimet ka rezultuar se balerina Tafa, është viktimë rastësore dhe për fat të mirë plumbave u ka shpëtuar një fëmijë, i cili shiste cigare brenda rrethimit të lokalit. Prokuroria, veç Kuliçit, i cili do të përgjigjet para drejtësisë për akuzën e "vrasjes në rrethana cilësuese", ka marrë të pandehur dhe të njohurën e tij, G.Hodo. Vajza akuzohet për moskallëzim të krimit, pasi në momentin e vrasjes së balerinës është gjendur në vendin e parë të makinës, me të cilën udhëtonte Kuliçi. 

Sherri në lokal 
Më datë 05.04.2013, në lokalin "Dream City", Tiranë, rreth orës 01.30, pranë një podiumi të sallës kryesore të këtij lokali kanë qenë edhe dy tavolina, ku në njërën ishin dy çifte, ndërsa në tjetrën ngjitur me të tre persona, dy meshkuj dhe një femër.
Rreth orës 02.00, njëri nga meshkujt e tavolinës treshe, i veshur me pantallona xhins dhe bluzë të bardhë, i identifikuar si i pandehuri Artur Kuliçi, ka shtyrë dhe fyer njërën nga vajzat e tavolinës ngjitur, pasi kjo e fundit e ka prekur atë padashje me bërryl. Sjellja ka shkaktuar dhe reagimin e djemve ku ndodhej vajza e fyer, e konkretisht G.GJ. dhe R.B., të cilët janë sharë dhe goditur, por me ndërhyrjen e bodigardëve, situata është qetësuar, pasi palët janë nxjerrë jashtë sallës, ku Arturi e shoku i tij janë lënë në oborrin e lokalit, ndërsa grupi tjetër është lënë për momentin në hollin para hyrjes kryesore.
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›