E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balerini Danilo Zeka endrren e nje nate vere

Primo balerini i teatrit të Operas dhe Baletit të Athinës shqiptari Danilo Zeka “Ëndrra e një nate vere” i përmbushi dëshirën e tij që të kërcente në vendin e tij ne Shipëri pas 16 vitesh mungesë. Pas rolit të pricit që u mirëprit në Tiranë një tjetër rol i rëndësishëm e pret ai i Shopenit në Teatrin e Athinës me koreograf francez.

Zeka thote se emocionet para daljes në skene për të janë të mëdha, më pas bëhet zot i skenës. Pjesët e Shekspirit e joshin së tepërmi.

Ndërsa kontaktet me kolegët e miqtë në Shqipëri nuk i ka shkëputur asnjëherë.

Ftesat nga Teatri i Operas dhe Baletit shqiptar i mirëpret gjithnjë.

Zeka i ka dhënë jetë një sërë rolesh klasike dhe neoklasike dhe moderne si Romeo, roli Xhonit te Zorba e Moxartit e shumë balete të tjera neoklasike apo dhe moderne që kam marrë pjesë si solisti i parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›