Balkanika Zgjidhen pretendentet shqiptare
Me 28 nentor do te shpallen ne Vlore fituesit e dy edicioneve te cmimit letrar Balkanika. Do te jene dy autore qe do te vleresohen kete vit ne Shqiperi ai i vitit 2008 dhe i vitit 2009. Juria shqiptare ka perzgjedhur nderkaq 20 autoret dhe veprat e fazes se pare te konkursit letrar
Do te jete nje konkurs ndryshe ky i sivjetmi i cmimeve letrare Balkanika. Ashtu si ne ofertat e butikeve dy ne nje kete vit cmimi letrar qe do te zhvillohet ne Shqiperi do te shpalle fituesit e dy viteve te 2008-s dhe te 2009-s. Do te zhvillohen keshtu ne Vlore dy edicione te Balkanikes i 12-i dhe ai i 13. Kjo eshte konsideruar prej organizatoreve edhe vecoria e ketij edicioni qe ne Shqiperi organizohet per te dyten here. Ne kete menyre juria shqiptare e perbere nga kryetari Jorgo Bulo dhe anetaret Diana Culi Ali Aliu Prec Zogaj Virgjil Muci kane perzgjedhur kandidatet e fazes se pare per keto dy vite. Jane nga dhjete shkrimtare per keto dy vite. Per te arritur ne kete perzgjedhje juria ka marre parasysh te gjitha veprat letrare te botuara gjate viteve 2008 dhe 2009 roman vellim me tregime ese. Si baze ka sherbyer informacioni per veprat e dorezuara ne Biblioteken Kombetare te Shqiperise Biblioteken Kombetare Universitare te Kosoves si dhe veprat e botuara nga autoret shqiptare ne Maqedoni Malin e Zi dhe diaspore. Keta dhjete autore per secilin vit do te seleksionohen ne nje faze te metejshme ku do te percaktohen tre autoret dhe veprat qe do te vazhdojne konkurrimin per te percaktuar perfaqesuesit shqiptare ne konkurrimin nderkombetar. Edhe juria e Ballkanit perzgjedh si fillim midis veprave qe konkurrojne tri veprat me te mira dhe prej tyre diten e zhvillimit te ceremonise zyrtare shpallet fituesi i romanit me te mire te Ballkanit. Nderkaq organizatoret bejne te ditur se shpallja e fituesit per vepren me te mire ballkanike per vitet 2009 dhe 2010 do te behet ne qytetin e Vlores me 28 nentor. Nje juri nderkombetare e perbere nga nje anetar nga secili vend do te vendose per vepren me te mire te Ballkanit. Shqiperia do te perfaqesohet ne kete juri nderkombetare nga shkrimtarja Diana Culi. Nder te tjera mesohet se ne ceremoni vec anetareve te jurise autoreve kandidate dhe botuesve organizatore do te jene te pranishem personalitetet me te njohur te jetes kulturore ne Shqiperi dhe personalitetet me te larta te jetes politike te ketij vendi por edhe nga vendet pjesemarrese. Fituesit te shpallur si autori i romanit me te mire te Ballkanit per vitin perkates do ti jepet Diploma e Nderit nje distinktiv me simbolin e Balkanikes si dhe nje cmim financiar. Pas perfundimit te veprimtarise botuesit organizatore te te gjitha vendeve ballkanike kane detyrimin qe ta botojne romanin fitues ne vendet e tyre. Brenda nje viti vepra e autorit fitues perkthehet ne shume gjuhe te huaja njeheresh. Gjithashtu botuesve u lind mundesia qe sipas deshires dhe vleresimit nga ana e tyre te botojne ne vendin e tyre te gjitha veprat qe kane konkurruar ne Balkanika duke qene se pavaresisht fitores ato jane veprat me te mira te botuara ne rajon. Organizator i ketyre dy edicioneve nderballkanike dhe perfaqesuese e Shqiperise per zgjedhjen e vepres me te mire nga letersia bashkekohore shqiptare per vitet 2008 dhe 2009 eshte Instituti i Librit dhe i Promocionit Toena.