E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Asnje pazar, s'mund te ndryshoje voten

Kandidati per deputet i Partise Socialiste ne Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, deklaroi dje se asnje pazar i qeverisjes, nuk mund te ndryshoje vullnetin e shprehur te shqiptareve. "Pazari i qeverisjes Berisha-Meta, qe ka per synim vjedhjen e mandatit te nente te Partise Socialiste ne Fier, ka filluar keto dite hakmarrjen ndaj personave te vecante, te cilet mbeshteten Partine Socialiste me 28 qershor", theksoi ai, gjate nje konference per shtyp. Sipas tij, falangat e Sali Berishes ne cdo cep te Shqiperise, ne cdo qytet dhe fshat, kane filluar te zbatojne urdhrin politik per hakmarrje ndaj qytetareve qe me date 28 qershor mbeshteten ne shumice, deshiren dhe vullnetin per te ndryshuar Shqiperine. "Ne denoncojme keqperdorimin e shumices politike ne KQZ, drejtimin dhe sjelljen arbitrare te kryetarit de jure te KQZ, te cilet jane duke zbatuar me verberi militante, urdhrat e ciftit Berisha-Meta, per shkaterrimin e procesit zgjedhor", akuzoi Balla. Ai i rikujtoi kundershtareve politik se do te mbrojne me cdo kusht, vullnetin e shqiptareve, sikurse do te mbrojne cdo qytetar shqiptar, nga hakmarrja primitive e cdo pazari te piset. "Asnje pazar, nuk mund te ndryshoje vullnetin e shprehur te te gjithe shqiptareve", theksoi zyrtari i larte i selise roze. Me tej, ai rishprehu qendrimin e partise se tij, se pa mandatin e nente ne Fier, pa transparencen e plote te zgjedhjeve nuk do te njohin zgjedhjet. "Ne urojme qe maskarada e KQZ me mandatin e nente te Partise Socialiste ne Fier, te mos mbyllet sic ka filluar, ne te kundert Partia Socialiste nuk do ta njohe rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk do te njohim Parlamentin e dala nga kjo maskarade", drejtoi thirrjen Taulant Balla. D. D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›