E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla paralajmëroi sot në Kuvend, publikimin e një dokumenti me firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha për zhvillimin e Zvërnecit.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla deklaroi se Berisha ka firmosur me firmën e vet zhvillimin e gjithë zonës së Zvërnecit.

“Kam një dokument aty që Saliu ka firmosur me firmën e vet zhvillimin e gjithë zonës së Zvërnecit, masterplanin. Jam duke pritur të vijë. Do ta qeshë gjithë Shqipëria, jo për 30 vjet, por për 60 vjet të ardhshëm,” deklaroi Balla.

Duke u ndalur te ndryshimet në ligjin për tokën bujqësore, Balla theksoi se ato burojnë nga detyrimet e Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit me acquis communautaire të Bashkimit Evropian.

“Nëse do të hysh në Bashkimin Europian, duhet të përafrosh legjislacionin tënd me legjislacionin e BE-së. Këto ligje nuk bëhen me porosi, por janë pjesë e procesit të integrimit europian,” tha ai.

Në fund të fjalës së tij, Balla sfidoi deputetin e partisë “Mundësia”, Erald Kapri, që nëse ka prova se ligji është hartuar me porosi, t’i drejtohet SPAK-ut.

“Shko bëj kallëzim penal në SPAK. Por ti gënjen dhe gënjeshtarët e kanë jetëgjatësinë e shkurtër në politikë,” u shpreh Balla.

/m.m/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›