Balla: Berisha pas skandalit të naftës “Virgin”

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se qëndron pas skandalit të naftës “Virgin”. Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Taulant Balla ka theksuar se sot janë në pranga një pjesë e atyre që bënin transportimin dhe tregëtimin e llumit që shitej për naftë të cilësisë së parë, ndërkohë që ata që e mundësonin këtë grabitje dhe u hapnin shtigjet kësaj kontrabande.
“Sali Berisha i ushqente këto biznese me para buxheti, për të pastruar paratë e pista të mashtrimit. Ndërsa amnistia fiskale synon t`i pastrojë përfundimisht milionat e llumit dhe pislleqëve te tjera” theksoi Ball
Sipas tij nga njëra anë qëndron përfitimi nga përzierja e kësaj mbetjeje me naftën cilësore dhe shitjen e saj me çmim tregu në pika të ndryshme të karburanteve dhe nga ana tjetër përfitimi nga rimbursimi i TVSH-së, sepse sasia e "Vergine"-s figuronte e eksportuar jashtë Shqipërisë.
Ai gjithashtu theksoi se asnjë institucion siDrejtoria e Doganave, Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Drejtoria e Tatimeve, Inspektoriati Qëndror Teknik nuk bënë asgjë për ta ndaluar këtë mashtrim.