E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla, Berishës: Pa transparencë, lamtumirë lëvizjes së lirë në Tetor

Tiranë, 3 Qershor, NOA Sali Berisha nuk do të gjejë kurrë forcën, vullnetin, integritetin, përgjegjshmërinë dhe pendesën për të luftuar korrupsionin e vetvetes, Sali Berishës.

Me këto fjalë iu drejtua deputetëve në seancën parlamentare të së enjtes, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i bëri apel kryeministrit Sali Berisha, se sidoqoftë, do të ishte e udhës që të paktën njëherë të vetme në karrierën tuaj zullum-plotë politike, ju Sali Berisha të tregoheshit i përgjegjshëm e të pranonit një kompromis, të cilin na e kanë ofruar miqtë tanë ndërkombëtarë dhe të cilin Partia Socialiste tanimë e ka pranuar në emër të interesave të Shqipërisë.

Duke e cilësuar kryeministrin si timonierin e rrangallës së kësaj mazhorance që i është rikthyer zanatit të vjetër, të shurdhit përballë situatës së rëndë politike ku e ka futur vendin me papërgjegjshmërinë e vet, deputeti Balla deklaroi se përrallat për arritjet e papara të qeverisë së tij, synojnë thjesht të ruajtnë interesat klienteliste e familjare.

Balla nënvizoi më tej se Berisha nuk lejon transparencën kushtetuese të zgjedhjeve të 28 qershorit, nga frika se hapja e kutive do tu provonte shqiptarëve se Sali Berisha nuk është një kryeministër me votë, por kryeministri i votave të vjedhura, vërejti deputeti socialist Balla.

Deputeti Taulant Balla tha se Sali Berisha e dëgjoi fare mirë ultimatumin e Strasburgut. Prandaj i kërkojmë sot Sali Berishës të mos e përsërisë edhe njëherë gabimin e madh që bëri në 1996, duke injoruar kërkesat e partnerëve të Shqipërisë, që të zgjidhet kriza e transparencës, të zgjidhet kriza politike.

Balla deklaroi përkundër deklaratave të mazhorancës për vendimin historik të heqjes së vizave se duhet të jetë e qartë për këdo se moszgjidhja e krizës rrezikon të shtyjë apo të ngrijë çdo vendimmarrje për procesin e aplikimit për statusin e vendit kandidat apo lëvizjen e lirë.

Zoti kryeministër udha e lëvizjes së lirë dhe e integrimit të vendit në BE është e gjatë, dhe falë keqqeverisjes suaj është bërë shumë më e gjatë se çdo duhej të kishte qenë. Dështimi për të gjetur një zgjidhje për shkak të kokëfortësisë, papërgjegjshmërisë dhe frikës suaj për të lejuar hetimin e plotë dhe tërësisht kushtetues të zgjedhjeve të 28 qershorit, do tu vononte shqiptarëve plotësimin e ëndrrës për të lëvizur të lirë në Europë., përfundoi fjalën e tij në kuvend deputeti socialist Tulant Balla.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›