Balla-Doshi Leme imunitetin

Pas kërkesës së prokures së përgjithëshme për heqjen e imunitetit të deputetëve socialistë Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Bare, dy prej tyre kanë reaguar nëpërmjet deklaratave për median.
Deputeti Taulant Balla thotë se, “Ai që duhet të shkojë para gjyqit është Saliu, është Lulzim Basha. Ne jemi gati të heqim imunitetin e cdo deputeti që kërkon prokuroria, por të hetosh Besnik Baren e të mos hetosh Saliun është qesharake!”.
Taulant Balla në fund të deklaratës thotë se: “Të më hetosh mua dhe jo Lul Bashën është qesharake! Ne duam drejtësi”.
Ndërsa deputeti Tom Doshi, në fillim të deklaratës shpreh gatishmërinë Hetimet e 21 janaritNdrea Prendi në Prokurori Ina Rama: Ndrea Prendi vrau Faik Myrtajn LSI: Videoja, pjesë e skenarit të dhunës e tij të menjëhershme për t’u vënë në dispozicion të hetimeve për 21 Janarin.
“Do të votoj edhe vetë pro kësaj kërkese ditën që do vijë në Parlament. Unë kam qenë në këtë protestë si deputet i Partisë Socialiste dhe kam demonstruar i qetë dhe paqësisht. Edhe kur policia dhe garda filluan të godasin, rrahin dhe më pas vrasin protestuesit, unë kam kontribuar për të qetësuar protestuesit, për të ndaluar aktet e dhunshme. Cdo hap i imi atë ditë është filmuar dhe cdo gjë është transparente”, thotë Tom Doshi.
Por deputeti Doshi thekson se, “Prokuroria duhet të gjejë sa më shpejt vrasësit me pushtet, ata që kanë urdhëruar vrasjet”.
Në vijim të deklaratës deputeti socialist i qarkut të Shkodrës thotë se: “Kur vret kryetari i Gardës së Republikës, askush nuk ka dyshim se urdhërin e ka dhënë kryeministri. Kur provat e vrasjeve dhe urdhërave fshihen nga stafi i Këshillit të Ministrave, askush nuk ka dyshim se urdhëri është dhënë nga kryeministri. Sot është hedhur një hap i madh për vënien në vend të drejtësisë për krimin e 21 janarit”. Doshi e mbyll deklaratën duke i uruar punë të mbarë prokurorisë.