Balla: Drejt fikjes së plotë zjarri në Shkodër

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Zjarri në Shkodër është vënë nën kontroll.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndau sot pamje nga operacioni ku morën pjesë trupa të shumta zjarrfikëse.
“Aktualisht janë 25 mjete zjarrfikëse nga Shkodra, Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Puka, Lezha, Ulqini, Tivari”, u shpreh Balla.
Gjithashtu ministri i Brendshëm, u shpreh se, “edhe 110 forca zjarrfikëse; 30 ushtarë të Regjimentit Vau Dejës; 160 forca të Policisë së Shtetit; 3 ambulanca të urgjencës mjekësore me personel mjekësor dhe 1 helikopter Cugar i Ministrisë së Mbrojtjes vijojnë operacionin për fikjen e plotë të zjarrit”.
Një zjarr masiv përfshiu këtë pasdite tregun e rrobave të përdorura në Shkodër.