Balla: Investim 8 milionë euro për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit dhe fshatrave të Vorës - ATSH -
TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ishte sot në Vorë ku së bashku me kryetarin e Bashkisë, Blerim Shera, inspektoi ecurinë e punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit dhe rezervuarin e shpërndarjes.
Në fjalën e tij, Balla bëri të ditur se investimi, me vlerë 8 milionë euro, është parashikuar të jetë një nga projektet kryesore të Bashkisë Vorë për vitet 2026-2027.
Ai theksoi se ky projekt synon të ofrojë një zgjidhje përfundimtare për furnizimin me ujë të pijshëm, jo vetëm për qytetin e Vorës, por edhe për fshatrat përreth.
Balla nënvizoi rëndësinë e ndjekjes së punimeve deri në përfundimin e tyre, duke garantuar respektimin e afateve dhe standardeve të cilësisë, në mënyrë që investimi t’u vijë në shërbim të gjithë banorëve të zonës.
/gj.m/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
