E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Komisioni i Jashtëm miraton projektrezolutën për integrimin

Socialisti, Taulant Balla, u shpreh se Komisioni i Jashtëm ka miratuar projekt-rezolutën për integrimin.

Sipas Ballës, dokumenti i dakordësuar është ndër më të mirët që ka miratuar ndonjëherë komisioni parlamentar. Ai sqaroi se debati në Kuvend lidhet drejtpërdrejt me nenin 103/1 të rregullores, i cili parashikon që në përfundim të debatit të miratohet rezoluta. Për këtë arsye, Balla kërkoi që fillimisht të prezantohet dokumenti i komisionit dhe më pas të vijojë debati parlamentar.

Kreu i grupit socialist falënderoi publikisht edhe përfaqësuesit e opozitës për bashkëpunimin gjatë diskutimeve. Në fund, Balla apeloi që konsensusi i arritur në komision të mos prishet gjatë seancës plenare.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›