E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balla: Pajisja me dokumentacion për mjetet lundruese, domosdoshmëri për sezon të sigurt

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh sot se, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po vijojnë kontrollet në det, liqene dhe lumenj ndaj mjeteve lundruese mbi sigurinë dhe certifikimin e tyre.

Balla theksoi në një reagim në rrjetet sociale se, pajisja me dokumentacionin përkatës, respektimi i rregullave të lundrimit dhe mbi të gjitha respektimi i zonave të sigurisë së pushuesve, janë domosdoshmëri për të patur një sezon veror sa më të sigurt. Përgëzime Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare Durrës, për nisjen e kontrolleve dhe bllokimin e mjeteve lundruese të parregullta.

Si rezultat i kontrolleve në Durrës, nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, janë konstatuar 2 mjete lundruese argëtimi Jet Ski.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se asnjëri prej mjeteve lundruese nuk kishte dokumentacion dhe për këtë arsye Policia Kufitare ka bërë bllokimin e të 2 mjeteve lundruese, si dhe ka ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, secilin nga drejtuesit e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›