E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balla: Policia të rrisë fuqinë goditëse kundër kultivimit të bimëve narkotike

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot pasi policia asgjësoi 24 759 bimë kanabisi në Velipojë në kuadër të megaoperacionit policor kombëtar të koduar “Territor i pastër”.

Në kuadër të këtij operacioni janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 shtetas (vëllezër), të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve.

Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, 2 punonjës të OSHEE-së.

Balla u shpreh, Policia e Shtetit vijon çdo kontrollet në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Ministri i Brendshëm gjithashtu nxiti Policinë e Shtetit në të gjitha qarqet të rrisi fuqinë goditëse ndaj këtij aktiviteti kriminal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›