Balla: Prokuroria të hetojë nëse çifti Malltezi i ka paguar apo jo detyrimet tatimore
Tipike
e Martë, 18 Dhjetor, 2012 | 13:27 pm
TIRANE- Deputeti i PS-se, Taulant Balla permes nje deklarate per shtyp kerkoi nga Prokuroria e Përgjithshme të hetojë nëse çifti Argita dhe Jamarbër Malltezi, i kane paguar apo jo detyrimet tatimore.
“70 milionë lekë në vit paguhet si mësues Jamarbër Malltezi njësoj si të kishte një rrogë mujore 5,8 milionë. Me taksën e sheshtë ky paguan 58 mijë lekë, ndërsa nëse do ishte në fuqi taksa progresive, nga 70 milionë që merr duhet të paguante në shtet rreth 9 milionë lekë, ndërkohë ky paguan shumë më pak me taksën e sheshtë të miratuar nga gjyshi i tij”, tha Balla.
Sipas tij kjo është Shqipëria e Sali Berishës ku ligjet ndryshojnë vetëm për bllokmenët blu, ndërsa gjithë shqiptarët vuajnë korrupsionin e tyre dhe varfërohen nga kriza.