Balla: Shqiptarët varfërohen, familja e Berishës pasurohet
Të tjera rreth shkrimit PS: Familjarët e Berishës, miliarderë Dhëndri i Berishës padit deputetin Balla: Berisha më kërcënon familjen por unë do të flas ILDKP: Po verifikojmë Balla: Argita, mësuesja më e paguar në Europë Balla: Argita paguhet sa zv/presidenti amerikan Balla: Berisha shkel ligjin, nuk deklaroi burimin e 10 mln lekëve Fëmijët e Berishës: Pasuria jonë është e ligjshme PS: Berisha të japë dorëheqjen
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla për të disatën herë ka hedhur akuza për pasurinë e familjes biologjike të Kryeministrit Sali Berisha. Në një konferencë për shtyp ditën e sotme nga selia e PS-së, Balla u shpreh se opozita ka ngritur disa pyetje dhe pret përgjigje, si ka mundësi që shqiptarët varfërohen çdo ditë e më shumë, kurse familjarët e Kryeministrit pasurohen dhe bëhen miliarderë.
"Shqiptarët provojnë në kurriz të tyre varfërinë vetëm familja biologjike e Sali Berishës po pasurohet çdo ditë e më shumë. Opozita ngre pyetjet, si ka mundësi që ndërsa advokon formalizimin e ekonomisë shqiptare vetë Saliu ka 10 milionë lekë në një cep të shtëpisë. Vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi merrka 146 milionë lekë në vit, pagë nga mësimdhënia. Argita është mësuesja më e paguar në botë, kush janë universitetet që paguajnë tarifa të tilla? Sa orë mësimi jep në vit kjo zonjë që të fitojë 12 milionë lekë në muaj. Çfarë biznesi me pronat e paluajtshme bën i biri i Kryeministrit, Shkëlzen Berisha që fiton 490 milionë lekë në dy vite?”, theksoi deputeti socialist.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)