E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla fton opozitën: Të votojmë të enjten ligjet e reformës në drejtësi

Deputeti Taulant Balla i bën apel opozitës të vijë në Kuvend të enjten për të votuar ndryshimet në Kodin e Procedurës penale, Kodin Penal dhe një sërë ligjesh të cilat janë pjesë e paketës së reformës në drejtësi.

A do ti ketë maxhoranca votat për të kaluar kodet të enjten?

Taulant Balla pasi doli nga mbledhja e grupit PS deklaroi: “Maxhoranca sigurisht që i ka votat për të vazhduar miratimin e tyre, por është një moment i mirë për të ribërë thirrje opozitës që të kryejë detyrimet e veta përfaqësuese përkundrejt asaj pjese shqiptare që i ka besuar mandatet e tyre në Kuvend të vijnë të votojnë ligje shumë të rëndësishme sikurse janë Kodi i Procedurës Penale, Kodi Penal të cilat do të intensifikojnë më tek luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe çdo të keqe tjetër të shoqërisë tonë.

Javën e kaluar Komisioni i Ligjeve përfundoi hartimin e të gjitha ligjeve të paketës së reformës së re të drejtësisë që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe i dorëzoi në parlament. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›