Balla inspekton institucionet parashkollore në Kamzë

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e bashkisë Kamzë, Rakip Suli, panë nga afër ambientet e kopshtit “Borëbardha” dhe çerdhes “Pranverë” në zonën e Paskuqanit.
Gjatë vizitës, Balla vlerësoi kushtet dhe standardet e ofruara për fëmijët, si edhe investimet e realizuara në infrastrukturën arsimore dhe atë të kujdesit parashkollor.
Balla theksoi se investimet në arsim janë pjesë e vizionit për një Shqipëri me standarde europiane, duke u shprehur krenar për cilësinë e përkujdesjes dhe kushtet e krijuara për fëmijët.
1 nga 3/k.s/r.e/a.f/