Balla me shqiptarët në Mynih: Brenda vitit 2025, gati të gjitha shërbimet konsullore online

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla njëherësh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Landin e Bavarisë në Gjermani.
Në fjalën e tij, ministri Balla theksoi se në Landin e Bavarisë jetojnë e punojnë 17 mijë shqiptarë si 700 studentë studiojnë në universitetet e Bavarisë.
“Në fakt shoh këtu pothuajse të gjitha profesionet e përfaqësuara. Djem dhe vajza, burra dhe gra, bashkatdhetarët tanë që na bëjnë çdo dite krenarë këtu ne Mynih, por jo vetëm në Mynih edhe në gjithë Gjermaninë, sikurse në të gjithë botën. Mbi 17 mijë shqiptarë jetojnë dhe punojnë këtu pa futur dhe 700 studentët shqiptarë që studiojnë në universitetet e Bavarisë. Por ajo që vlerësohet është fakti që shqiptarët janë të mirë integruar”, tha Balla.
Sipas tij, “tanimë janë pjesë e jetës ekonomike e jetës sociale e jetës kulturore, pse jo dhe sportive, sepse në mjaft klube të Bavarisë edhe tek Bayern i Mynihut për ata që se dinë ka djem që luajnë me ekipet e moshave dhe që kanë prejardhjen e tyre ose që janë me gjak shqiptar. Dhe kjo është një gjë shumë e mirë për të cilën natyrisht ne na takon të kushtojmë më shumë vëmendje e më këtë rast ti jap dhe një përgjigje shumë prej atyreve që komentojnë në rrjete sociale e na thonë po mirë tani që po afrojnë zgjedhjet u kujtuat ju për shqiptarët që jetojnë jashtë territorit.
Unë mendoj që nuk është e vërtet sepse e para është një fakt që shteti amë ka gjithmonë më shumë përgjegjësi ndaj atyre që jetojnë jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë territorit. Sot kam vizituar konsullatën dhe gjej rastin të përgëzoj te gjithë stafin e konsullatës tonë. Kam pare me sytë e mi shërbim shume te mire një konsullate siç i ka hije dhe mbi te gjitha një konsullate e përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës që është gjeja me e bukur. Dhe po ashtu t’ju informoj qe qëllimi ynë është që brenda vitit të ardhshëm 2025 pjesa më e madhe ose pothuajse tërësisht shërbimet konsullore të jenë online dhe ndërkohë në konsullatë të vazhdohet me shërbimet të cilat janë të pamundura të ofrohen online, sikurse është për shembull pajisja me pasaportë apo me dokumente të tjera urgjente si leje kalimit apo të tjera. Po ashtu të vazhdojmë edhe me projekte të tjera të mbështetjes së shkollave në gjuhën shqipe”, u shpreh Balla.
Balla po ashtu u shpreh mjaft entuziast dhe për shqiptarët të cilët kanë zgjedhur të rikthehen në Shqipëri, pasi kanë marrë eksperiencë jashtë vendit.
“Pjesa më e bukur e darkës së sotme është shqiptarja qe jeton ne Mynih, Klarita të cilën sapo e takova më tha se ka vendosur të kthehet në Shqipëri”, tha ministri Balla.
Ministri Balla në Mynih 1 nga 2