E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla në Bruksel: Parlamenti Europian mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklarura se Parlamenti Evropian mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 “Ju përshëndes nga salla kryesore e seancave të Parlamentit Europian, në Bruksel, një institucion që mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaroi Balla në një video-mesazh.

Ai thekson se dokumenti i fundit i prezantuar në këtë institucion vlerëson ecurinë e Shqipërisë në procesin e negociatave.

“Draft-Rezoluta e prezantuar javën e kaluar vlerëson progresin e Shqipërisë, rekordin historik të hapjes së të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajsh dhe ambicien tonë të përmbyllim negociatat brenda 2027”, shprehet Balla.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Seancën Plenare të Parlamentit Europian, ku do të mbajë një fjalim në kuadër të debatit “Investimi në të Ardhmen e Europës: Qëndrueshmëria e Tregut të Punës dhe Kohezioni Social”, duke paraqitur progresin e Shqipërisë në negociatat me BE-në, reformat në tregun e punës dhe angazhimin për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›