Balla në Rumani, takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve, Marcel Ciolacu: Integrimi në BE, thelbësore për rajonin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga deputetët e Kuvendit, Jurgis Çyrbja dhe Ilir Pendavinji ndodhet për vizitë zyrtare në Rumani. Balla u prit në Parlamentin e Rumanisë në një takim nga Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Marcel Ciolacu.
Në një postim në Facebook Balla shkruan se Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve Marcel Ciolacu dhe Presidentin e Senatit Florin Cîțu. Më pas edhe përshëndetja në Sallën Plenare të Senatit të Rumanisë. Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor“, shkruan Balla.
/rtsh.al/