E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla pas Asamblesë së PS: Në zgjedhjet e 2027-ës synojmë fitoren e të gjitha bashkive, objektivi për 2029 do jetë trefish më i lartë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u vendos Drejtues Politik i PS për Qarkun e Tiranës dhe vijimin e detyrës si Drejtues Politik i PS për Diasporën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shkruan se Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit mori dy ndër tre vota të shqiptarëve jashtë territorit, në çerek milioni të regjistruar.

Ndërsa si drejtues politik i qarkut Tiranë, Balla deklaron se në zgjedhjet vendore 2027, ne synojnë fitoren e të gjitha bashkive të qarkut.

“Dy fjalë për dy detyrat që mu besuan sot Asambleja Kombëtare, Edi Rama Partia Socialiste e Shqipërisë

Vota për herë të parë e diasporës më 11 Maj ishte historike. Partia Socialiste mori dy ndër tre vota të shqiptarëve jashtë territorit, në çerek milioni të regjistruar. Objektivi për 2029 do jetë trefish më i lartë. Në Tiranë, në zgjedhjet vendore 2027, ne synojmë t’i fitojmë të gjitha bashkitë e qarkut, pa asnjë përjashtim”, shkruan Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›