Balla pas mbledhjes së qeverisë: Likuidim i pagesave të prapambetura të ushqimit për policinë, shpërblim për zjarrfikësit

Minsitri i Brendshëm, Taulant Balla bëri me dije një nga vendimet e miratuara sot në mbledhjen e qeverisë.
Balla tha se është miratuar vendimi për të shlyer një detyrim prej kohësh për punonjësit e policisë, që është pagesa e vaktit ushqimior.
Kështu çdo punonjës i policisë së shteti do të shpërblehet me një pagesë prej gati 118 mijë lekë të reja.
Balla: Dua të informoj punonjësit e policisë së shtetit se qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për të shlyer një detyrim prej shumë kohësh ndaj punonjësve të policisë së shtetit i cili lidhet me pagesën e ushqimit për çdo punonjës të policisë së shtetit përgjatë gjithë kohës së ushtrimit të detyrës së tij. Në rastin e 22 ditë pune, çdo punonëjs policie do të marrë një pagsë për një vakt ushqimor, e cila përafërsisht shkon reth 264 pagesa për 12 muaj. Çdo punonjës do të marrë një pagesë prej gati 118 mijë lekë të reja, që është pagesa që ishte detyrimi për vitin 2023. Është shpërblimi më i madh që mund të ketë marrë ndonjëherë një punonjës i policisë së shtetit, por besojmë se biem dakord të vlerësojmë punën që ka bërë çdo punonjës i policisë së shtetit.
Gjithashtu Balla bëri me dije se kanë mratuar një shpërblim edhe për punonëjsit e shërbimit zjzrrfikës. Vat do të marrin shpërblimin e një page për festat e funditvit në varësi të punës së tyre.
Ndërsa zjarrfikësit që u angazhuan në fikjen e zjarrit në Greqi përgjatë verës do të marrin dy paga.
Balla: Qeveria do të transferojë të gjithë bashkive të vendit fondin që para natës së Vitit të Ri. Zjarrfikësit që u angazhuan në zjarrin në verë në Greqi do të marrin 2 paga shpërblim./vizionplus.tv