E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla për ndryshimet e propozuara nga PS: Hetimi dhe gjykimi penal mbeten të paprekura

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se nisma e propozuar nga mazhoranca, e cila synon të ndalojë pezullimin e ministrave, kryeministrit dhe drejtuesve të institucioneve të tjera kushtetuese nga ana e gjykatës, nuk ndalon ndjekjen dhe hetimin penal të tyre.

Sipas Ballës, kjo nismë nuk do të trajtohet me procedurë të përshpejtuar parlamentare dhe nuk cenon punën e institucioneve të drejtësisë.

“Së pari, nuk preket pavarësia e gjykatave. Së dyti, hetimi penal dhe gjykimi mbeten të paprekura. Së treti, kompetencat e organeve të drejtësisë mbeten të paprekura. Nuk krijohet asnjë mburojë ndaj përgjegjësive penale dhe nuk përjashtohet asnjë subjekt nga juridiksioni penal”, përfundoi Balla.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›