E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balla pret Kreshnik Muçajn: Krijoi ura bashkëpunimi Shqipëri-Zvicër

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mirëpriti sot Kreshnik Muçajn, i cili prej 30 vitesh jeton në Bazel të Zvicrës.

Balla shprehu mirënjohje për angazhimin e tij në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Zvicrës në fusha si sipërmarrja, arti, kultura dhe sporti.

“Mirëprita sot Kreshnik Muçaj, i cili prej 30 vitesh jeton në Bazel, Zvicër, ku ka studiuar dhe sot është një histori suksesi. Mirënjohje për angazhimin e Nikut në krijimin e urave të bashkëpunimit Shqipërisë dhe Zvicrës mes sipërmarrjeve si dhe në art, kulturë, sport etj”, shkruan Balla.

/m.q/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›