E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balla pret kreun e SYRIZA-s: Komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri, ura të forta lidhëse

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi një takim në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me kryetarin e  partisë SYRIZA në Greqi, Sokratis Famellos dhe deputetë të Parlamentit të Greqisë.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e forta e tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë dhe mbështetja e Greqisë në rrugën evropiane të vendit tonë.

“Komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura të forta lidhëse në forcimin e miqësisë sonë”, theksoi Balla në një postim në rrjetet sociale.

“Mirëpresim çdo angazhim në mbështetje të njohjes së dyfishtë të pensioneve mes vendeve tona”, nënvizoi Balla. /j.p/

1 nga 4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›