E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla pret në Kuvend përfaqësuesen e diasporës shqiptare në Bavari

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherësh drejtues politik i PS për Diasporën priti sot në një takim në ambientet e Kuvendit, Enkelejda Dajçin (Beqon), përfaqësuese e diasporës shqiptare në Landin e Bavarisë, Gjermani.

Balla vlerësoi lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit dhe punësimit në Gjermani, duke i konsideruar ato si faktorë kyç për integrimin dhe suksesin e shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje.

“Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë, ndaj vlerësojmë lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë afro 800 studentë shqiptarë”, u shpreh Balla.

Takimi u konsiderua një dëshmi e rëndësisë që institucionet shqiptare i kushtojnë diasporës dhe forcimit të lidhjeve me komunitetet shqiptare jashtë vendit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›