Balla pret sipërmarrësin shqiptar në Australi

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla njëherësh dhe drejtues politik i PS-së për Diasporën, ka pritur sot në një takim sipërmarrësin shqiptar Tomi Dvorani, i cili prej 25 vitesh jeton në Melburn të Australisë.
Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se Dvorani ka ngritur një sipërmarrje të suksesshme në fushën e ndërtimit dhe është i angazhuar me komunitetin shqiptar në kontinentin e largët.
“Mirëprita sot Tomi Dvoranin, i cili prej 25 vitesh jeton në Melburn (Australi) ku ka ngritur një sipërmarrje në fushën e ndërtimit dhe është shumë i angazhuar me komunitetin shqiptar në kontinentin e largët”, shkruan Balla.
Ky takim vjen në kuadër të angazhimit të ministrit për të promovuar dhe vlerësuar historitë e suksesit të shqiptarëve kudo në botë.
/m.q//a.f//r.e/