Balla takon kryebashkiakun e Nju-Jorkut: Mik i veçantë dhe mbështetës i komunitetit shqiptar

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Ndalesa e radhës së ministrit të Brendshëm Taulant Balla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte në zyrën e kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams.
Balla e ka vlerësuar Adams, si një mik të veçantë dhe mbështetës të komunitetit shqiptar.
“Eksperienca e NYPD sa i përket luftës kundër krimit, policimi në komunitet dhe bashkëpunimi i Akademisë sonë të Sigurisë me Akademinë e Policisë së New York ishin disa nga temat kryesore të diskutimit”, mes ministrit të Brendshëm shqiptar dhe kreut të bashkisë së Nju-Jorkut.
/r.e/