E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla uron Shaip Kamberin për rizgjedhjen në Kuvendin e Serbisë

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot Shaip Kamberin për rizgjedhjen deputet në Kuvendin e Serbisë, si prijës i listës së bashkuar shqiptare.

Balla bëri të ditur se Koalicioni Shqiptar, sipas rezultateve paraprake të publikuara mbrëmjen e kaluar, ka marrë 27.230 vota, të cilat, me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, përkthehen në një vlerë llogaritëse prej 36.761 votash.

Balla theksoi se përfaqësimi shqiptar në Kuvendin e Serbisë shkon drejt sigurimit të dy mandateve, ndërsa gara për një mandat të tretë mbetet në fokus.

“Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”, u shpreh Balla, duke vlerësuar rëndësinë e bashkimit politik për përfaqësimin e shqiptarëve në Serbi.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›