Ballkani Perëndimor, kryeministri Mitsotakis bisedë telefonike me kancelarin gjerman Scholz

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis foli të premten në telefon me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe e uroi atë për marrjen e detyrës, duke shprehur synimin e Greqisë për të zgjeruar më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Të dy liderët shkëmbyen mendime për zhvillimet në Ukrainë, duke vënë në dukje nevojën e ruajtjes së unitetit europian, të hapjes së kanaleve të komunikimit me Rusinë dhe respektimit të integritetit territorial të Ukrainës, pasi një veprim agresiv do të kishte pasoja të rënda.
Mitsotakis e informoi Scholz-in për zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe diskutuan gjithashtu situatën në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri grek nënvizoi se ka një momentum pozitiv për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe dhe për investimet gjermane në Greqi.
Mitsotakis dhe Scholz ranë dakord të takoheshin sa më shpejt të jetë e mundur./ANA