Ballkani, Spanja dhe Italia, leter vendeve anetare

“Situata ne Ballkanin Perendimor eshte ne mesin e ketyre eshtjeve urgjente. Siguria dhe prosperiteti ne Ballkan ka ndikim ne jeten e perditshme te qytetareve te BE-se. Stabiliteti i rajonit eshte ky per sigurine e Europes. Per dy dekada deri tash stabiliteti ka qene i demtuar nga nje numer i konflikteve lokale. Shume prej ketyre konflikteve jane zgjidhur, por nje zgjidhje e pergjithshme do te vije vetem permes integrimeve europiane”, shkruhet ne letren italiano-spanjolle.
Me tej ne kete dokument derguar te gjitha vendeve anetare permendet se BE-ja ka investuar shume ne rajon si ne arritjen e paqes ashtu edhe ne promovimin e demokracise.
“Samiti i Zagrebit ne vitin 2000 shenoi nje tranzicion nga njera faze ne tjetren. Prej atehere vazhdimisht ka mbeshtetur lirine, respektimin e te drejtave te njeriut, sundimin e ligjit dhe prosperitetin social dhe ekonomik nepermjet asistences se para anetaresimit. Kete vit eshte dhjetevjetori i Samitit te Zagrebit dhe propozojme qe te zhvillojme nje takim te nivelit te larte ne Sarajeve ne fillim te muajt qershor”, vijon letra.
“Perspektiva europiane u eshte ofruar te gjitha shteteve te rajonit. Si te arrihet kjo eshte nje eshtje qe i takon secilit rast ve e ve. Kjo konference eshte rast qe te analizojme se ku gjendemi ne kete rruge me secilin shtet dhe cilat jane qellimet per te ardhmen”, thuhet ne leter.