E Premte, 6 Nëntor 2026

Balluku: Kemi ulur me 5 vjet moshën e daljes në pension për naftëtarët

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se qeveria është angazhuar për të ndërmarrë një reformë të thellë në skemën e pensioneve, me fokus uljen e informalitetit dhe rritjen e pensioneve.

E pranishme në takimin që u zhvillua sot në Fier, për skemën e pensioneve ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të ministrive të linjës, Balluku tha se, “qarku i Fierit regjistron një rritje të ndjeshme të numrit të pensionistëve me bazë vjetore”.

Sipas saj, deri në fund të vitit 2023, në qarkun e Fierit numëroheshin 80 709 pensionistë, ndërsa në 2024 kemi 82 342 pensionistë.

Teksa ndau të dhëna mbi pensionet e fshatit dhe ato urbane për qarkun e Fierit, Balluku tha se, “në qarkun e Fierit kemi 6 mijë pensione suplementare, ndërsa ia kemi dalë të implentojmë moshën 60 vjeç për daljen në pension, 5 vjet më herët për profesionet e naftëtarëve, krahasuar me moshën zyrtare të daljes në pension”.

Ajo vuri në dukje se gjatë diskutime të ndërmarra së fundmi, me dëgjesat publike mbi skemën e pensioneve me qytetarë në zona të ndryshme të vendit, janë trajtuar çështje të ndryshme për skemën e pensioneve, ku fokus është ulja e informalitet për kontributet që vijnë nga krahu i punës.

Balluku tha se, gjatë kësaj kohë është bërë një propagandë dezinformuese, në lidhje me indeksimin e pensioneve.

“Duke të theksoi se qeveria indeksoi pensionet me 4.1% dhe ky tregues nuk vlerësohet si rritje e pensioneve. Po bëhet një propagandë dezinformuese. Pasi indeksimi është një instrument financiar që përdoret çdo vit për të balancuar rritjen e çmimeve dhe këtë e kemi sqaruar me njëri tjetrin”, tha ajo.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›