E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balluku: Manastirliu ka mbështetje të gjerë për drejtimin e Tiranës

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Partia Socialiste po vijon përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën.

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për zgjedhjet në Tiranë, Belinda Balluku, ndau sot momente nga takimet e zhvilluara me shtabet e njësive të kryeqytetit.

Balluku theksoi mbështetjen e gjerë për Ogerta Manastirliun, kandidate e PS-së për bashkinë e Tiranës.

“Ogerta Manastirliu është e rrethuar me njerëz që e vlerësojnë dhe besojnë fort në aftësitë e saj për të drejtuar Tiranën, është e rrethuar me shokë e shoqe që kanë ecur bashkë në këtë rrugëtim të gjatë e sprovues, por plot me arritje që të frymëzojnë për vazhdimësinë”, u shpreh Balluku.

1 nga 5

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›