E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balluku: Punë në 7 lotet e Unazës/ “Shumë familje po lirojnë banesat pas daljes së shpronësimeve”

Puna për ndërtimin e pjesës së mbetur të unazës së Tiranës është shtrirë në të 7 lotët e mbetura.

Ministrja Belinda Balluku inspektoi lotin 7 në zonën e Paskuqanit, ku apeloi ndaj banorëve që kanë dokumentacione pronësie, të aplikojnë për të përfituar nga shpronësimi.

Sipas Ballukut të gjitha familjet që preken do të trajtohet me skemën e vendosur nga qeveria, që është bonusi i qirasë si dhe një banesë sociale.

Është pikërisht kjo skemë që sipas qeverisë ka gjetur edhe mirëkuptimin e banorëve, të cilët kanë nisur të lirojnë shtëpitë për sheshet e ndërtimit.

Javës që shkoi u miratua fondi prej 3.1 miliardë lekë për shpronësimet, ku përfitues në këtë fazë janë 620 pasuri, ku përshihen banesa si dhe troje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›