Balluku: Sinjalistika në aksin kryesor që përshkon Kamzën rrit sigurinë

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ka përfunduar puna për sistemimin dhe asfaltimin e aksit rrugor kryesor të Kamzës.
“Punimet për sistemimin dhe asfaltimin e aksit kryesor që përshkon Kamzën drejt veriut, me një gjatësi prej 2.8 km në të dyja anët, kanë përfunduar”, deklaroi Balluku.
Sipas Ballukut, ky aks është tashmë i pajisur me sinjalistikë dhe masa për sigurinë rrugore.
/r.e/a.f/