Balluku me fermerët në Lushnje: Në zemër të Myzeqesë, në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Belinda Balluku zhvilloi një takim me fermerët në Lushnjë, ku theksoi rëndësinë e Myzeqeja si një nga zonat kryesore prodhuese bujqësore në vend. Gjatë fjalës së saj, ajo vlerësoi punën dhe përkushtimin e fermerëve të zonës, duke nënvizuar gjithashtu mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë sektorit të bujqësisë gjatë 12 viteve të fundit.