E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balluku në Lushnjë: Bujqësia ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ishte sot në Lushnjë, ku vizitoi sipërmarrjen “Albaseed”, e njohur gjerësisht për importin dhe shitjen me shumicë të një game të larmishme të inputeve bujqësore.

Balluku e cilësoi këtë biznes, një tjetër shembull domethënës të sipërmarrjes familjare, që është ndërtuar falë punës dhe përkushtimit të tyre.

Ajo tha se tashmë bujqësia shqiptare ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit dhe shprehu mbështetje për zhvillimin më tej të këtij sektori.

E themeluar në vitin 1998, kjo sipërmarrje punon me fokus të qartë për identifikimin e hibrideve më të përshtatshme të cilat japin rezultate dhe produktivitet të lartë.

Sot kjo kompani bashkëpunon me një numër të madh fermerësh duke qenë një partner i rëndësishëm për ta.

1 nga 5

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›