E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balluku nuk i ndahet unazës, inspekton punimet dhe premton se do të hapet në 31 dhjetor

Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku ka intensifikuar inspektimet për punimet në unazën e madhe të Tiranës.

Afati i vendosur për të hapur për qarkullimin në 31 dhjetor sipas saj  është një afat sfidues, i cili do të realizohet.

Në lotin 4 punimet janë në fazën e asfaltimit, ndërsa puna vijon me turne për të arritur që segmenti të jetë funksional për qarkullimin.

Aktualisht po punohet në 7 lote të unazës së madhe të Tiranës. hapja e tyre për qarkullim në fund të muajit do të shënojë dhe përfundimit e një prej veprave të mëdha infrastrukturore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›