Balotelli i'a zuri "frymën" El Sharawyt

Ardhja e Mario Balotellit në Milan më së keqi ka ndikuar te ylli i skuadrës, Stephan El Sharawy. Që nga koha që kur Balotelli erdhi nga Manchester City tek Milan, El Sharawy ka harruar golat, si dhe paraqitjen si titullar në Milan.
Nga 14 ndeshjet e fundit, El Sharawy ka shënuar vetëm një gol. Në disa prej ndeshjeve El Sharawy nuk ka startuar duke qenë në bankën rezervë, ndërsa në shumicën e ndeshjeve tjera ai ka luajtur me minutazhë të kufizuar.
Edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Torinos, El Sharawy luajti vetëm 55 minuta për ti lëshuar vendin Pazzinit.
Në tabelën në vijim mund të shikoni statistikat e paraqitjeve dhe golave të El Sharawyt prej se Balotelli erdhi në Milan./Indeksonline/