Balta e zhavori “mbulojnë” rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi

Një masiv i madh dheu e zhavori ka mbuluar rrugën e Arbrit në fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit.
Prania e baltës në rrugë ka vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve të cilët janë përballur me befasi gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor.
Shembja e dheut dhe zhavorit në këtë vend vijon prej dy ditësh, ndërsa një ditë më parë rruga është bllokuar për afro 1 orë.
Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë bërë që dheu të zbresë nga shpati i malit e në mungesë të pritave të përfundojë në asfalt.
Rrëshqitja e dheut vijon ndërsa drejtuesve të automjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm gjatë qarkullimit në rrugën e Arbrit./vizionplus.tv