E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon: Tranzicioni paqësor, kyç për stabilitetin e rajonit

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, tha se trazirat në Egjipt kanë pasoja serioze për “stabilitetin e rajonit”, e veçanërisht kur është fjala për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Duke folur në margjinat e konferencës ndërkombëtare të sigurisë në Mynih, Ban Ki Moon bëri thirrje për paqe.

“Është shumë e rëndësishme që, para së gjithash, udhëheqësit e Egjiptit të dëgjojnë popullin e tyre. Shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar kanë shprehur dëshirën për të parë rivendosjen e paqes dhe të stabilitetit në vend”, ka thënë Ban Ki Moon.

Ban Ki Moon e pershkroi presidentin Hosni Mubarak si lojëtar kyç në procesin e pajtimit, duke thënë se ai e vlerëson kontributin e tij në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Për këtë arsye, shtoi shefi i OKB-së, komuniteti ndërkombëtar është i etur për të parë “një tranzicion të qetë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›