Ban Ki Moon kunder Iranit

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon gjatë fjalimit në samitin e NAM, apo "vendeve të parreshtuara" që zhvillohet në Iran, dënoi thirrjet e Teheranit për shkatërrimin e Izraelit dhe mohimin e Holokaustit.
"Nga kjo platformë dhe siç kam përsëritur nëpër botë, kundërshtoj me forcë çdo kërcënim të vendeve anëtare për të shkatërruar një tjetër, apo përpjekjet e turpshme për të dënuar faktet historike siç është Holokausti, duke pretenduar se një tjetër shtet anëtar i OKB-së, Izraeli nuk ka të drejtë për të ekzistuar. Apo e përshkruajnë atë në terma raciste, që jo vetëm janë plotësisht të shëmtuara, por minojnë mbi çdo gjë parimet që në mbështesim", deklaroi Ki Moon.
IraniIrani dyfishon kapacitetet bërthamore Irani: Nuk synojmë bombën bërthamoreIzraeli: Irani po përshpejton programin Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad gjatë këtij muaji e cilësoi Izraelin si një tumor të keq dhe bëri thirrje për vdekjen e tij dhe të Amerikës. Gjatë fjalimit të tij në samitin e NAM, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Kamenei vuri në shënjestër Këshillin e Sigurimit, duke e cilësuar si të padrejtë, si dhe iu referua Izraelit.
"Rregjimi zionist ka nxitur vrasjen, luftën, ndërmori një luftë aktive, masakruan dhe pushtuan, u angazhuan në aktë terroriste të organizuara në pjesë të tjera të botës dhe quajnë terroristë palestinezët, që ngrihen dhe përpiqen për të drejtat e tyre. Rrjetet e medias veprojnë si një aleat për zionistët. Ato përsërisin gënjeshtrat e mëdha, në shkelje të plotë me integritetin gazetaresk", tha Kamenei.
Gjatë samitit, udhëheqësi suprem i Republikës Islamike tha se vendi i tij nuk do ta prodhojë kurrë bombën atomike, por nga ana tjetër nuk do të braktisë programin e diskutueshëm bërthamor.