Ban Ki-moon, thirrje Kosovës të pranojë planin për Eulex-in
Sekretari i Përgjithëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun u bëri thirrje udhëheqësve
të Kosovës të tregohen më elastikë dhe të pranojnë një marrëveshje të ndryshuar
të sigurisë mes Serbisë dhe OKB-së.
Zoti Ban shprehu zhgënjim që presidenti dhe kryeministri i Kosovës kundërshtuan të hënën propozimin që mbulon operacionet e misionit të sigurisë së Bashkimit Evropian në zonat serbe të Kosovës.
Javën e kaluar, zyrtarët e BE-së ranë dakord me kërkesat e Serbisë që misioni të mbetet neutral përsa i takon statusit të Kosovës dhe të miratohet nga Këshilli i Sigurimit të OKBsë. Agjencia serbe e lajmeve Tanjug citon presidentin Boris Tadiç i cili refuzon mundësinë e ndryshimeve të mëtejshme të marrëveshjes.
Shqiptarët e Kosovës shpallën pavarësinë nga Serbia në muajin shkurt, një veprim i cili u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe rreth 50 vende të tjera. Megjithatë, as Serbia dhe as aleatja e saj Rusia nuk e kanë njohur Kosovën.//rd//