E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban ki Moon: Autoritetet zbatuan kushtetuten

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun,ne raportin e ri per Kosoven duke vezhguar gjendjen ne tre muajt e fundit, konstaton se autoritetet vendase nuk kane qene te detyruara te zbatojne rezoluten 1244, nderkohe qe kane vepruar mbi bazen e Kushtetutes.

Ban ki Moon, thekson se edhe pse ka vazhduar bashkepunimi praktik i UNMIK-ut dhe autoriteteve te Kosoves,  takimet me perfaqesuesin e tij Lamberto Zannier kane qene minimale.

Raporti i Sekretarit Ban u eshte dhene mbreme vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit, nderkohe qe debati mbi te do te zhvillohet me 17 qershor.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›