“Banda Bajri në shërbim të Ramës”, Berisha: Ende asnjë autor i arrestuar! Të gjithë i dinë dorasin dhe porositësin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi masakër me licencë qeveritare vrasjen e 4 qytetarëve në Shkodër në 30 tetor.
Gjatë një konference me gazetarët, Berisha deklaroi se 10 ditë pas masakrës ende nuk janë identifikuar autorët, pasi sipas tij, grupi kriminal që kreu vrasjen do të përdoret për të siguruar mandatin e kryeministrit Edi Rama në qarkun e Shkodrës në zgjedhjet parlamentare
“Banda Bajri në kundërshpërblim për shërbimet kriminale që i bën Edi Ramës, qeverisë së tij, është autorizuar të pastrojë sipas gjuhës së tyre, terrenin nga çdo lloj vështirësie që mund të ketë për të siguruar mandatin”, tha Berisha.
Kryetari i PD Berisha akuzoi drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani, por edhe ministrin e brendshëm e drejtorin e policisë se po përpiqen të mbulojnë autorët e masakrës
“Siç e shihni, kaluan 10 ditë. Ndonëse Shkodra e di shumë mirë edhe dorasin, edhe porositësin, por këto po i mbyll Altin Dumani, po i mbyll Mondi i Sulës, po i mbyll Proda i bandave, Hoxha i bandave dhe Edi Rama që i ka licencuar”, deklaroi Berisha.
Prej 30 tetorit kur ndodhi masakra në Shkodër, kryetari i PD Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me mbështetje që u ka dhënë bandave në këtë qytet mban përgjegjësi për vrasjet dhe nivelin e krimit./vizionplus.tv