E Enjte, 5 Nëntor 2026

Banda muzikore britanike, koncert në Berat për ditëlindjen e mbretit Karl

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Me rastin e ditëlindjes së mbretit Karl, banda muzikore nga Mbretëria e Bashkuar vizitoi Beratin.

Me instrumentet tradicionalë ata luajtën dy pjesë në nder të Mbretit në lagjen Mangalem.

Bandës britanike iu bashkua dhe banda e qytetit ku së bashku luajtën pjesë të ndryshme duke përfshirë dhe ato tradicionale të Beratit.

Atmosfera e krijuar u shijua nga banorët dhe turistët e shumtë.

Aktiviteti i sotëm u bë i mundur falë mbështetjes nga Ambasada Britanike.

1 nga 10

/k.s/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›