E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Bandat e Elbasanit dhe Shkodrës, alibi për humbjen”, Alizoti dhe Boçi: Ne s’jemi ‘Arushi fotograf’…

Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan dhe drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi, u përplasën në emisionin “Top Story” me gazetarin Arbër Hitaj në lidhje me mënyrën si po zhvillohet fushata elektorale dhe akuzat për shit-blerje votash.

Gazetari Arbër Hitaj u shpreh se akuzat e opozitës për shit-blerje votash pa patur prova janë diskurs alibik për humbjen që do vijë më 11 maj për selinë blu.

Alizoti u shpreh se bandat punojnë për Partinë Socialiste ndërsa Luçiano Boçi tha se “nuk jemi arusha për të bërë foto”.

Hitaj: Shkodra nuk fitoi se ka banda, Elbasani nuk fitoi se ka banda…. Situata është shumë e vështirë, shqiptarët po ikin. Mua më duket diskurs alibik për humbjen që do vijë më 11 maj.

Alizoti: Ka Elbasani banda? Me kë është pozicionuar krimi i organizuar? Thuaje se je gazetar. Me kë është tani? Nëse nuk e di, unë nuk të përgjigjem më.

Hitaj: S’ka prova. A ka një audiopërgjim? A ka një video si blihet vota?

Boçi: Ça na di ti ne? Arush fotograf?

Hitaj: Mua më duket alibik ky diskurs.

Alizoti: Ti nuk ke guxim që të thuash se bandat e Elbasanit punojnë për PS-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›