E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bandat fashiste trondisin Athinën, protesta kundër recesionit (FOTO)

Athinë- Bandat fashite janë rikthyer në Athinë duke shkaktuar krime dhe protesta lokale për të promovuar lëvizjen e tyre duke premtuar të jenë mbrojtësit e recesionit të Greqisë së shkatërruar.

Siç i cilëson prestigjozja’Telegraph’ banditë të veshur me T-shirt të Agimit të Artë kryen mbrëmë sulme në tregjet e emigrantëve dhe në sheshet publike.

Malik Abdulbasset, një tregtar egjiptian, tha se e gjeti veten në shënjestër të një prej turmave në natën e së mërkurës, pasi një berber ishte therur me thikë gjatë një grabitje në rrugë.


Malik Abdulbasset, tregtari egjiptian

Anëtarët e partisë të së djathtës ekstreme Agimi i Artë udhëhoqën një turmë të tërbuar banorësh në një protestë në St Mikhail Voda që u kthye e dhunshme, pavarësisht pranisë së forcave të policisë. Ndërsa askush nuk dëshmoi sulmin e berberit, por banorët ishin të bindur sulmuesi ishte i zi.

Agimi i Artë udhëhoqi një protestë të dhunshme në Mikhail Voda St

Ilias Panagiotaris, një deputet i Agimit të Artë, dhe një figurë udhëheqëse në Athinë, nuk u shfajësua lidhur me metodat e grupit të tij.

“Shumica e kombeve kanë një kombësi të vetme që përcakton kulturën e saj dhe Greqia duhet të kthehet në këtë ideal”,- tha ai. “Agimi i Artë është një parti shumë mirë e organizuar që ka ndërhyrë për të mbështetur dhe ndihmuar njerëzit. Në një vend ku dy milionë prej dhjetë milionë njerëzve janë të paligjshëm, do të jetë kaos”,-tha ai.

Mbështetja për partinë e tij është dyfishuar nga shtatë për qind që mori në zgjedhjet e fundit greke, sipas një sondazhi të opinionit këtë javë. Analistët e cilësojnë ekstremizëm që promovohet nga Agimi i Artë në një çast vendimtar trishtues për demokracisë e Greqisë.

Ndërsa sulmet nuk janë specifikisht të mbështetur nga Kisha Ortodokse, disa priftërinj thuhet se janë përfshirë në protesta.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›