E Diel, 1 Nëntor 2026

Bandat terrorizojne qytetin e Rreshenit

Rreshen - Plumba pistolete kane terrorizuar qytetin e Rreshenit rreth ores 23:30 te dites se djeshme. Qyteti eshte pushtuar per minuta te tera nga britmat e te dehurve dhe armembajtesve pa leje, gje qe prej kohesh nuk kishte ndodhur. Banoret kane perjetuar ankth dhe frike. Sipas policise, ngjarja ka ndodhur ne oren 23.30, kur prane nje lokali ne afersi te nje pallati 9-ketesh jane degjuar krisma te shumta pistolete. Paralel me keto krisma jane degjuar te shara ekstreme, ndersa krismat zhvendoseshin ne drejtim te veriut te qytetit te Rreshenit, i cili kufizohet me fshatin Prosek te Komunes Kthelle. Edhe pse ka qene shume prane mesnates dhe ne nje kohe te ftohte, qytetaret kane dale ne dritare dhe ballkone per te pare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›