E Diel, 1 Nëntor 2026

Banderola me thirrje raciste, FSHF dënon Partizanin

Ndoshta tifozët e Partizanit nuk menduan se banderola e shpalosur nga ata në ndeshjen e humbur kundër Skënderbeut do të merrte këto përmasa, që tashmë do t’i vuajë edhe klubi i tyre.

Pas reagimit edhe të Presidentit Meta, e dënimit të shpalosjes së banderolës me thirrje raciste, ditën e sotme janë bërë publike edhe vendimet e Komisionit të Disiplinës në FSHF, ku Partizani ka mësuar dënimin.

Klubi i kuq është dënuar me dy ndeshje pa tifozë për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste.

Ndërkohë, po për këtë ndeshje është dënuar edhe klubi i Skënderbeut me 50 mijë lekë gjobë për sjellje të gabuar të spektatorëve.

Në banderolën e cila mori vëmendje të madhe nga mediat greke dhe që u komentua nga shumë personazhe të politikës në vendin tonë, shkruhej “Një grek më pak, një bastard më pak”, referuar vrasjes së minoritarit në Gjirokastër që ka rritur tensionet mes dy vendeve.

Si klubi i Partizanit ashtu edhe grupimi “Ultras Guerrils” u distancuan nga kjo banderolë, por kjo nuk e shpëtoi klubin e kuq nga dënimi.

Reagon Partizani: Maskaradë!

Menjëherë pasi ka mësuar vendimin e Komisionit të Disiplinës ka reaguar edhe klubi i Partizanit, e cili këtë vendim e konsideron si një “maskaradë me shumë ngjyrime të shëmtuara”.

“Klubi i Partizanit, jo vetëm që reagoi menjëherë në stadium për të larguar një paçavure shkruar keq nga disa rrugaçë që nuk kanë lidhje me tifozerinë tonë, por ishte i pari që u distancua publikisht nga kjo rreckë, e cila çuditërisht u bë shumë e famshme ditët që pasuan, dhe kjo jo vetëm në opinionin sportiv.

Klubi i Partizanit nuk ka bërë rolin e sehirxhiut, por shumë shpejt do të zbulojë dhe identifikojë autoret e vërtetë të këtij akti që nuk ka lidhje me sjelljen tonë, si për rivalët sportivë, ashtu edhe për fqinjët tanë politike dhe gjeografike”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se ky vendin është një gabim i madh dhe se Partizani nuk mund të dënohet për racizëm pasi ka bërë bashkë lojtarë me origjinë të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Klubet angleze të futbollit nën hetim për pastrim parash

Interi tepër i fortë për Lacion, zikaltrit fitojnë 3-0 dhe fillojnë të ëndërrojnë

Perez nuk duron dot më, shkarkon Lopetegui, e zëvendëson me një ish

Skënderbeu rokadë me Partizanin, tifozët: 1 grek më pak, 1 bastard më pak

Një trajner çdo 144 ditë, “gripi spanjoll” kap edhe Lopeteguin

“Manita” përsëritet sërish, Barcelona shkatërron Realin

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›